Përfaqësueses së Kosovës në basket i shtohet edhe një lojtar i huaj
Përfaqësuesja e Kosovës në basket nga tash e tutje do të ketë edhe një lojtar të huaj në përbërjen e saj.
Malcolm Armstead është amerikani që është natyralizuar nga FBK. Amerikani luan në pozitën 1, transmeton Indeksonline.
Për momentin Armstead luan në skuadrën turke Büyükçekmece që bën gara në Superligën e Turqisë.
Malcolm është 29 vjeçar dhe është i gjatë 183 cm. Në vitin 2013 ishte pjesë e draftit të NBA por që asnjë ekip nuk e zgjodhi./Indeksonline/