Kosovës nuk po ia do, mposhtet nga Hungaria (Foto)
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbjen e pestë me radhë në kualifikimet për Kupën e Botës “Kinë 2019”.
Kosova u mposht nga Hungaria 65 me 81, ndeshje kjo e cila u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.
Ekipi i Kosovës ishte mjaftë mirë në pjesën e parë, pasi arriti që të barazojë 39 me 39, por pjesa tjetër e ndeshjes ishte e dobët.
Koshashënuesi më i mirë për Kosovën ishte Dardan Berisha me 17 pikë, kurse për Hungarinë David Vojvoda me 17 pikë.
Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon të dielën ndaj Polonisë./IndeksOnline/