10:31 / E Premte, 20 Tetor 2017 / indeksADMonline

Përfaqësuesi i Prokurorisë: Ne kemi ardhur me kërkesën për arrestimin e Tahirit

Kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ka konfirmuar në seancën e Këshillit të Mandateve se organi i akuzës ka ardhur në këtë mbledhje për kërkesën e arrestimit të Tahirit.

“Ne kemi kërkuar autorizim për arrestim dhe heqjen e imunitetit të deputetit Tahiri dhe mundësin e kryerjes së kontrollove të banesave që ai ka në dispozicion. Ne kemi shkëmbyer informacione me italianët dhe jemi ën pritje për akte të tjera me të cilët jemi në komunikim të vazhdueshëm me autoritete italiane Pra para këtyre situatave ne kemi kërkuar arrestime, heqje imuniteti dhe kryerjen kontrolleve në banesat në pronësinë e tij.

“Unë pyetja e bëra nisur nga ajo që ju kërkuat para media. Ju thatë se ne kemi kërkuar këtu jo arrestimin, se nuk është e thënë, por që ne duam heqjen e imunitetit…Unë nisur nga kërkesa juaj e bëra pyetjen. Ne kemi ardhur me kërkesën për arrestimin, heqjen imunitetit dhe kryerjen e kontrolleve’, tha prokurori Besim Hajdarmataj.

(11:41) Seanca/ Prokuroria: Jemi të bindur që Tahiri është përfshirë në aktivitet kriminal, t’i hiqet imuniteti

Përfaqësuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hadarmataj theksoi gjatë fjalës së mbajtur në Këshillin e Mandateve se organi i akuzës ka bindje për implikim të Saimir Tahirit në trafikun e drogës me bandës e Habilajve.

“Ne kemi krijuar bindjen se jemi para një rasti kur deputeti Tahiri është i përfshirë në aktivitet kriminal. Ne kemi ardhur të kërkojmë heqjen e imunitetit që në cdo moment kur të ndodhë, deputeti mund të jetë i ekspozuar ndaj një mase sigurie gjithmonë duke iu drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda”, tha ai.

Pjesë nga fjala e prokurorit Hadarmataj

Prokuroria për krime të rënda gjatë vitit 2016 duke u bazuar nga disa informacione nga struktura ligjzbatuese në vend kemi filluar procedime penale për lëndë narkotike, Kemi regjistruar edhe procedimin penal me numër 134 të vitit 2016, ku sipas informacioneve një grup personash përfshi Habilajt dhe punonjës policie ishin te implikuar për kultivimin e lëndëve narkotike, që e kryenin në disa fshatra të rrethit Vlorë. Sipas informacioneve në këtë aktivitet kishte të përfshirë edhe punonjës policie që siguronin kushtet që këta persona të kryenin aktivitet të plotë. Kemi bërë verifikime që as autoritete italiane dhe greke që forcojnë bindjen tonë. Në 2013 deputeti Saimir Tahiri duke pasur në pronësi një automjet të tij, e kishte shitur Artan Habilajt. Më pas ky automjet është ripërdorur nga deputetit Saimir Tahiri gjatë viteve 2013-2014. Ka rezultuar se deputeti me këtë automjet ka udhëtuar në Greqi.

Duke qenë se kishim të dhëna që këta persona e ushtronin aktivitetin e tyre ne qetësi të plotë, krijuam dyshimin se në rastin konkret kjo ndihmë, duke iu referuar edhe bisedave të përgjuara Habilaj-Cela, që krijohet bindja dhe dyshimi i arsyeshëm që ishte i përfshirë në këtë aktivitet edhe Tahiri. Ne kemi krijuar bindjen se jemi para një rasti kur deputeti Tahiri është i përfshirë në aktivitet kriminal. Ne kemi ardhur të kërkojmë heqjen e imunitetit që në cdo moment kur të ndodhë, deputeti mund të jetë I ekspozuar ndaj një mase sigurie gjithmonë duke iu drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda.

(11:25) Çështja “Tahiri”/ Prokuroria: Seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura, kemi dokumente sekrete

Përfaqësuesi i Prokurorisë Besim Hadarmataj kërkoi që në fillim të fjalës së tij që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura, duke paralajmëruar publikimin e dokumenteve sekrete.

“Unë jam Besim Hajdarmataj, përfaqësojmë kërkesën nga ana e prokurorisë së Krimeve të Rënda. Duke iu referuar dispozitave kushtetuese, duke i bashkëngjitur kërkesës që ka sekret hetimor brenda i kërkojmë komisionit që kjo seancë të zhvillohet me dyer të mbyllura. Kemi ardhur me një kërkesë serioze kemi dokumentacion me vete, nuk kemi ardhur për show as mediatik dhe as politik, ndaj duam që gjithçka të bëhet në përputhje me rregullat dhe rregulloren e komisionit”, tha përfaqësuesi i organit të akuzës.

(11:10) Nis mbledhja e Këshillit të Deputetëve. A do t’i hapet rrugë arrestimit të Tahirit?

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Rregullores Mandateve dhe Imuniteteve, ku po shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e mandatit dhe mandej arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Tahiri është paraqitur në mbledhje së bashku me avokatin Artan Hajdari.

Në fjalën e mbajtur kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha: “Siç jeni në dijeni nga Prokuroria e gjykatës së shkallës së parë të Krimeve të Rënda ka ardhur kjo kërkesë me këtë objekt: kërkohet dhënia e autorizimin për arrestimin ose heqjen e lirisë për deputetin e Kuvendit Saimir Tahirit.