17:50 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB hedhë dilema për punën e Gjykatës Speciale

Përfaqësuesi i Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Vasily Nebenzya, ku po diskutohet për Kosovën, ka hedhur dyshime mbi atë se a do të mundet Gjykata Speciale ta kryejë punën e saj. Kjo, sipas tij, meqë puna e këtij organi varet nga Kuvendi i Kosovës e që udhëhiqet pikërisht nga njerëz të UÇK-së.

“Ajo që mbetet e paqartë është se kur do të fillojë me të vërtetë puna e Gjykatës Speciale në Hagë dhe a do të kenë aktakuza konkrete që të parashtrohen. Faktet që operacionet e këtij organi varen nga Kuvendi i Kosovës që udhëhiqet nga ish-pjesëtarë të UÇK-së nuk jep ndonjë bindje pozitive. Ka shumë fakte për gjendjen e përkeqësuar për Kosovës, sic janë sulmet ndaj pronave të serbëve, dëmtimet materiale, ato të vandalizmit dhe ato të Kishës Ortodokse Serbe. Këto janë rezultatet e 10 vjetorit”, ka deklaruar Nebenzya, raporton Indeksonline.

Përfaqësuesi i Rusisë i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së të ruajë sigurinë në Kosovë.

“BE përmes OKB-së duhet të ruajnë sigurinë e paqen në krahinë marrë parasysh gjendjen aktuale”, është shprehur ai./Indeksonline/