21:57 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Përfaqësuesja U-21 zhvilloi stërvitjen e parë, ardhjet e reja të lumtur me harmonin në skuadër

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës ka filluar sot përgatitjet për ndeshjen kundër Irlandës, që do të zhvillohet, të premten, në orën 19:00, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, në kuadër të Grupit 5 për kualifikimet e Evropianit 2019.

Në stërvitjen e parë, e cila u mbajt në fushën “Top Football” në Mazgit, përzgjedhësi Rafet Prekazi me ndihmësit, Erdogan Celina e Naser Prapashtica, kishin në dispozicion po thuajse tërë futbollistë, transmeton IndeksOnline.

Në këtë stërvitje, munguan vetëm Valmir Sulejmani, Mirlind Daku e Florent Hasani, që kishin ndeshje të dielën dhe do t’i bashkohen grupit në orët e mbrëmjes.

Ndërkohë, prurjet e reja Fuad Rrahimi, Leard Sadriu, Medjon Hoxha, Dardan Karimani, Dilan Qela e Edmond Ramadani u ambientuan shumë shpejtë me grupin tjetër të futbollistëve.

Ata u shprehën të entuziazmuar me pritjen e bashkëlojtarëve dhe harmoninë brenda ekipit të Përfaqësueses, U21./IndeksOnline/

Temat: