10:39 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / OSH

Perfekte për ditët me shi, këto janë çizmet më trend të momentit

Nëse disa vjet më parë çizmet e shiut përdoreshin vetëm për një funksion, së fundmi ky aksesor po zë vend tejet të rëndësishëm si pjesë “chic” për të plotësuar një veshje.

Çizmja e shiut është aksesori i modës për vjeshtë-dimer 2020 dhe jo më kot ky aksesor pati vëmendje në pasarelat e prezantimit të koleksioneve të reja.

Guximi dhe imagjinata e stilistëve këtë sezon ka shkuar deri te kombinimi i fustaneve të mbrëmjeve apo kostumeve serioze me çizme shiu.