07:44 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Përfitimet e jogës për gratë shtatzëna dhe për foshnjat

Një sërë studimesh e sugjerojnë jogën në shtatzëni, sepse në këtë fazë, ajo e lehtëson gruan nga simptomat e zakonshme të kësaj periudhe.

Përfitimet e jogës për gratë shtatzëna

– Përmirëson cilësinë e gjumit
– Redukton stresin dhe ankthin
– Nënat lidhen më shumë me bebet
– Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të mesit
– Ndihmon në përmirësimin e frymëmarrjes
– E përgatit gruan fizikisht për procesin e lindjes, pasi ndihmon në elasticitetin e muskujve
– Ndihmon në rikuperimin e formës fizike pas lindjes
– Minimizon mundësitë për depresion pas lindjes

Përfitimet e jogës për foshnjat

– Ndihmon që të pozicionohet me kokën poshtë dhe të përgatitet për lindjen natyrale
– Fëmija e përjeton me qetësi periudhën që kalon në barkun e nënës