12:56 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Përfitimet magjike të farave chia

Farat chia janë cilësuar nga ekspertë dhe nutricionistë të shumtë si një nga ushqimet më të shëndetshme në planet. Janë të mbushura me lëndë ushqyese dhe i japin trupit dhe trurit tuaj përfitime të jashtëzakonshme. Sipas gjuhës antike të fiseve Maja, “chia” do të thotë fuqi.

Ato janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3, të pasura me antioksidantë, dhe sigurojnë fibra, hekur dhe kalcium.

Acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në ngritjen e kolesterolit HDL, kolesterolin (e mirë) që mbron nga sulmet në zemër dhe goditjet në tru.

Konsumimi i tyre në baza ditore, një herë në ditë,  do ti siguronte  organizmit përqindje të lartë të kalciumit, manganit, fosforit hbe bakrit.

Përfitimet e tjera  shëndetësore nga farat chia

Benefitet

Kanë një sasi elementësh ushqyes me shumë pak kalori

Janë të mbushura me antioksidantë

Pothuajse të gjithë karbohidratet në farën e chia-s janë fibra

Janë të pasura me proteina

Farat e chia kanë sasi të lartë të omega-3

Ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të diabetit të Tipit 2

Janë të pasura me ushqyes për kockat

Farat e chia-s kanë ndikim të madh në parandalimin e Diabetit të Tipit 2.

Mund të përmirësojnë efektet e ushtrimeve fizike

Fara chia rritet në Amerikën e Jugut