22:24 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Përforcimet nuk kryejnë punë, Interi e fillon me humbje: Notat e lojtarëve

Interi e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme sezonin e ri në Serie A.

”Nerazzurrët” janë mposhtur nga Sassuolo në kuadër të javës hapëse në kampionatin italian.

Në ndeshjen e zhvilluar në ”Citta del Tricolore”, Sassuolo ka triumfuar me rezultat minimal, 1-0, transmeton IndeksOnline.

Golin e vetëm dhe të fitores për vendasit e shënoi sulmuesi, Domenico Berardi nga pika e bardhë në minutën e 27-të.

Vlen të përmendet një fakt se nga 16 përballje me klubet nga Milano (Interi dhe Milani), Berardi ka shënuar 16 gola.

Notat e lojtarëve mundësuar nga WhoScored mund t’i shikoni në foton e mëposhtme./IndeksOnline/