Përfshihen nga flakët depot e IPKO-s në Zonën Industriale

Para pak çastesh është përfshirë nga flakët një objekt në Zonën Industriale në Prishtinë.
Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet tym i madh duke dalë nga objekti.
IndeksOnline mëson se bëhet fjalë për depot e IPKO-s.
Të pranishëm në vend të ngjarjes janë edhe zjarrfikësit të cilët po bëjnë përpjekje për ta shuar zjarrin.
IndeksOnline është duke pritur përgjigje nga policia në lidhje me rastin në fjalë. /IndeksOnline/