Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Gjakovë
Gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, nga një mashkull egjiptian, është raportuar se në rrethana të panjohura shtëpia e vëllait të tij, është përfshirë nga zjarri.
Sipas raportit të policisë, në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
“Ankuesi mashkull K-egjiptian ka raportuar se në rrethana të panjohur në zjarr është përfshirë shtëpia e vëllai të tij. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Nuk dihet vlera e dëmit”, thuhet në raport. /Indeksonline/