20:24 / E Diele, 02 Janar 2022 / AR

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Suharekë

Sot një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Reshtan të komunës së Suharekës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 11:20, ndërsa zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë arritur ta fikin zjarrin.

Sipas zjarrfikësve, shtëpia ka shpëtuar mirëpo ka pasur disa dëme materiale.