17:56 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Përfshihet nga zjarri pylli kombëtar i Koritnikut

Gjatë ditës së marte u përfshi nga zjarri edhe pylli kombëtar i Koritnikut, shkruan Indeksonline.

Ky pyll gjendet në  kufirin Dragash/Kosovë- Kukës/Shqipëri.

Shqetësuese mbetet gjendja e pyjeve edhe në terrioret e tjera të vendit për shkak të zjarrëvënieve.

Situatë e njejtë ka qenë edhe në malet e Kamenicës, të cilat janë përfshirë nga flakë të mëdha. Pavarësisht përpjekjeve të zjarrëfiksëve zjarri po vazhdon të përhapet në këtë pjesë pasiqë në anën e Serbisë nuk po intervenojnë organet kompetente.

Ndërsa, në fotot më poshtë mund të shihni zjarrin që u përhap në pyllin kombëtar të Koritnikut./Indeksonline/