16:36 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Përfundimi i garës nuk i shkoi sipas planit këtij djaloshit

I pozicionuar në vendin e parë në një garë vrapimi, francezi Jimmy Gressier dëshiroi ta mbyllte garën me një stil.

Por festimi me stil që dëshiroi ta bënte në fund 21 vjeçarit i doli ‘dardhë me bisht’, transmeton Indeksonline.

Ai mori flamurët francez në përfundim të garës dhe në momentin e ‘finishit’, Gressier u rrëzua, por me rëndësi e fitoi.

Kjo garë po mbahej në Holandë, ku po vraponin garues nga shtete të ndryshme./Indeksonline/