13:25 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kamioni sovjetik mposht në garë Porschen

Kamioni rus ZIL-130 ishte një ikonë e vërtetë për shumë vite, derisa u zëvendësua në vitin 1994.

Ky kamion përdorej për punë të ndryshme, si bartja e materialeve të ndërtimit, mbeturinave, madje edhe bartjen e raketave në kohën sovjetike.

Ky kamion natyralisht kishte një motor 6.0 litërsh V8 dhe versioni i zakonshëm peshon 4.3 ton.

Megjithatë, në sajë të ‘AcademyG’ ky kamion merr një motor V8 nga një BMW X5 M. Tani ka afro 700 kuajfuqi, dhe peshë të reduktuar dukshëm. Modifikime tipike ruse. /IndeksOnline/