17:20 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Përfundimisht, shitja e biletave në Pejë nuk do të ndodhë sot

Në Pejë, përfundimisht sot nuk do të ketë bileta në shitje për ndeshjen, Kosovë – Maltë.

Pavarsisht se FFK kishte caktuar një pikë shitëse në qytetin në fjalë, kjo nuk do të ndodhë.

Këtë e ka treguar një qytetar i Pejës për IndeksOnline, i cili thotë se biletat nuk do të dalin në shitje sot.

Vetë qytetari e kishte kontaktuar personalisht pikën shitëse gjatë ditës, ku aty i ishte konfirmuar se pas orës, 17:00 do të fillojë shitja.

Por, i njejti tani ka pohuar se në pikën e autorizuar, nuk do të dalin në shitje biletat, të paktën për sot./IndeksOnline/