17:04 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Përfundimisht, Vrsaljko mungon kundër Tottenhamit

Mbrojtësi i Interit, Sime Vrsaljko pritet të mungojë në ndeshjen kundër Tottenhamit, teksa sot ka stërvitur ndaras.

Kroati pësoi lëndim në kofshë gjatë ndeshjeve me Kombëtaren e Kroacisë.

Kurse, në ndeshjen ndaj Frosinones në fundjavë, kroati nuk u paraqitë fare, transmeton IndeksOnline.

Image result for sime vrsaljko inter

Sot, mbrojtësi i krahut stërviti ndaras, dy ditë para ndeshjes së Champions Leagues me Tottenhamin.

Vrsaljko nuk pritet të udhëtojë në Londër për këtë ndeshje, e cila do të jetë kruciale për kualifikimin e ”Nerazzurrëve” në fazën e eliminimit direkt.

Nëse skuadra e Luciano Spallettit i shmanget humbjes, atëherë ata kanë nevojë edhe për një barazim në ndeshjen finale me PSV-n për t’u kualifikuar tutje./IndeksOnline/