15:25 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Përfundojnë ndeshjet e sotme në Super Ligën e Kosovës, vendasit triumfojnë

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar katër ndeshje në Super Ligën e Kosovës. Të  katërt ndeshjet përfunduan me fituesin e vendasve.

Feronikeli  ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Flamurtarit me rezultat 2:0. Golat për ekipin nga Drenasi Hoxha dhe Rexha.

Pas këtij rezultati pozitiv pozicionohet në vendin e parë me 39 pikë, dy më shumë se Prishtina që ka një ndeshje më pak.

Flamurtari me këtë humbje është pozitën e shtatë me 22 pikë, një më shumë se Ballkani që ka një ndeshje më pak.

Fitore të rëndësishme me rezultat të ngushtë 1:0 ka shënuar edhe Gjilani që ka mposhtur Ferizajin.

Golin e fitores për gjilanasit e shënoi Nika nga pika e bardhë. Me këto tri pikë ekipi nga Anamorava ka të grumbulluara 27 pikë dhe gjendet në pozitën e katërt.

Ndërsa Ferizaji vazhdon me formën e dobët duke u pozicionuar e parafundit me vetëm 15 pikë.

Llapi ka vazhduar formën fantastike duke siguruar fitoren e radhës. Ata mposhtën Lirinë e Prizerenit me rezultat 1:0.

Golin për ekipin nga Podujeva e ka shënuar Namani. Fitorja e afron ende më shumë Llapin në dy pozitat e para. Tash ata kanë 35 pikë, dy më pak se Prishtina dhe katër më pak se Feronikeli.

Drenica tregoi ‘dhëmbët’ kundër Kekut. Ata demoluan ekipin nga Obiliqi, duke e mposhtur me rezultat 5:1.

Kjo fitore për Drenicën ishte e dyta radhazi pas katër humbjeve të një pas njëshme.

Drenica tash është në pozitën e pestë, ku ka 24 pikë, ndërsa Keku në pozitën e fundit me vetëm një pikë./Indeksonline/