17:50 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / C E

Përfundojnë pjesët e para: Debakël në Suharekë, paqe në Gjilan

Kanë përfunduar pjesët e para në dy supersfidat e javës së 29-të të Superligës së Kosovës.

Ballkani është duke fituar ndaj Llapit me rezultat 4-1 në ndeshjen që po zhvillohet në Suharekë.

Për vendasit shënuan Topalli (4′), dy Baftiu (16′ dhe 18′) si dhe një Ermal Krasniqi (38′).

Golin e vetëm për Llapin e shënoi Pefqeli në minutën e nëntë të ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër, Gjilani dhe Prishtina kanë përfunduar 45 minutat e para pa gola. /IndeksOnline/