15:01 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Përfundojnë pjesët e para, këto janë rezultatet e tri ndeshjeve të Superligës

Feronikeli – Gjilani, Llapi – Trepça’89 dhe Dukagjini – Vushtrriaa janë ndeshjet që po zhvillohen gjatë ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampionët në fuqi pas pjesës së parë janë barabartë pa gola ndaj Gjilanit, ndërsa gjyqtari i takimit nuk ia akordoi një penallti të pastër Gjilanit.

Trepça’89 është duke e mposhtur Llapin befasisht. Golin e shënoi Muharrem Jashari në sekondat e parë të takimit. Në vazhdim, rastet i takuan llapjanëve, por pa konkretizim, shkruan Indeksonline.

Dukagjini, gjithashtu është në epërsi ndaj Vushtrrisë me golin e Altin Mërlakut në minutën e 17-të./Indeksonline/