Përfundojnë pjesët e para në Kupën e Kosovës, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para të katër ndeshjeve të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.
Në 45 minutat e para janë shënuar katër gola, shkruan IndeksOnline.
Llapi e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi si mysafire e Lirisë, me rezultat 2-1.
Edhe skuadra e Feronikelit ka shkuar në pushim me epërsi ndaj Trepçë ’89, me rezultat 1-0.
Në dy ndeshjet e tjera, Ballkani – FC A&N dhe Flamurtari – Vushtrria, pjesët e para kanë përfunduar pa gola 0-0./IndeksOnline/