21:50 / E Mërkurë, 17 Prill 2024 / Gj. Sh

Përfundojnë pjesët e para, Reali në epërsi ndaj Cityt, Bayern dhe Arsenal drejt vazhdimeve

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të fundit çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Real Madrid ka shkuar në pushim me epërsi 1-0, si mysafir i Manchester Cityt, rezultat ky që i dërgon ”Mbretërit” në gjysmëfinale, shkruan IndeksOnline.

Golashenues ishte sulmuesi brazilian Rodrygo, në minutën e 12-të.

Në ndeshjen tjetër mes Bayern Munich dhe Arsenal, pjesa e parë u mbyll me barazim 0-0.

Ky rezultat e dërgon ndeshjen në vazhdime, pasi takimi i parë kishte përfunduar me barazim 2-2./IndeksOnline/