14:26 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / OSH

Përfundojnë pjesët e para të Superligës, Llapi po e “sos” Trepçën 89!

Kanë përfunduar pjesët e para në 3 ndeshje të Superligës së Kosovës që janë duke u zhvilluar.

Vetëm në ndeshjen Llapi-Trepça 89 pati gola. Klubi nga Podujeva po shënon fitore të thellë me rezultat 3:0 pas 45 minutave. Dy gola i shënoj Sadriu(19′ 44′) dhe Hyseni (43′) transmeton Indeksonline.

Kurse në dy ndeshjet tjera: Drenica-Feronikeli dhe Drita-Prishtina, nuk pati gola. Drita pati mundësi të kalonte në epërsi, por nuk arritën të shënojnë nga pika e bardhë./Indeksonline/