15:52 / E Shtunë, 16 Shtator 2023 / Gj. Sh

Përfundojnë pjesët e para të tre ndeshjeve të Superligës, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para të tre ndeshjeve të xhiros së 5-të të AlbiMall Superligës.

Skuadra e Dritës ka shkuar në pushim me epërsi 1-0 si mysafire e Fushë Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Golashenues ishte Blend Baftiu në minutën e 31-të.

Me rezultat të njëjtë, Llapi po avanson ndaj Feronikelit 74, me golin e Muhamet Hysenit në 45+1.

Në ndeshjen tjetër mes Gjilanit dhe Malishevës, pjesa e parë përfundoi me barazim 0-0./IndeksOnline/