17:29 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Përfundon autopsia

Ka përfunduar para pak çastesh autopsia e kryetarit të Iniciativës Qytetare Serbe (SPD), Oliver Ivanoviq, i cili u vra sot në mëngjes në veri të Mitrovicës.

Ekspertët mjekoligjorë në trupin e tij kanë gjetur gjashtë predha nga një armë e vogël, shkruan Indeksonline.

Autopsia është kryer nga mjekoligjorët e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.

Më herët gjatë ditës, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla, konfirmoi se dy prokurorë nga kjo prokurori kanë nisur hetimet për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës.