23:57 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Përfundon “beteja” Juventus – Inter për titullin e vitit 2006, ky është vendimi i fundit

Juventusi ka humbur edhe betejën e fundit ligjore për t’i hequr Interit titullin e vitit 2006.

Kolegji i Garancive Sportive në Itali ka vendosur të rrëzojë padinë e bardhezinjve kundër zikaltërve dhe CONI-t. Për më tepër ky kolegj ka vendosur që t’i ngarkojë klubit të drejtuar nga Andrea Agnelli edhe shpenzimet e procesit gjyqësor, që kapin shifrën e 10 mijë eurove.

Kujtojmë që titulli i 2006 iu hoq Juventusit pas procesit të “Cialciopolit” dhe i kaloi Interit, që e mbylli sezonin në atë kohë në vendin e dytë. Që prej asaj kohe bardhezinjtë kanë provuar të gjitha rrugët ligjore, që ta bëjnë të pavlefshëm titullin e atij sezoni.