15:08 / E Enjte, 07 Tetor 2021 / AR

Përfundon diskutimi i kryetarëve të komunave, çfarë u vendos në takimin një orësh?

Ka përfunduar takimi i kryetarëve të komunave me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin dhe ministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha.

Takimi zgjati një orë dhe u mbajt në formë virtuale, raporton Indeksonline.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në atë diskutim nuk është marrë asnjë vendim për masat e reja kundër Covid-19.

Kështu që masat e vendosura para dy jave vazhdojnë të mbesin akoma në fuqi.