14:43 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Përfundon faza kualifikuese në shah për të verbër

Mbrëmë në shkollën e skijimit në Brezovicë ka përfunduar faza kualifikuese e kampionatit të shahut 2019/20 për personat e verbër.

Në këtë fazë morën pjesë 28 shahist nga e gjithë Kosova, ku u kualifikuan dhjetë më të mirët për fazën finale e cila do të zhvillohet në sistemin Berger nga data 24-28.01.2020.

Ky kampionat u organizua nga Federata e Sporteve për të Verbër e Kosovës në bashkpunim me Federaten e Shahut të Kosovës, si dhe me përkrahjen financiare nga Ministria për Kulturë Rini dhe Sport.

ja lista e dhjetë të kualifikuarëve:

1. Shaip Kastrati

2. Rinor Ymeri

3. Daut Tishuki

4. Gani Gashi

5. Azem Avdija

6. Asllan Canolli

7. Isak Krasniqi

8. Xhafer Berisha

9. Blerim Shabani

10. Hysni Buqaj.

Autor: Shqipron Kuliqi (student i Gazetarisë në UP)