Përfundon intervistimi i Thaçit nga Specialja, në ditën e tretë me radhë
Ka përfunduar intervistimi i presidentit Hashim Thaçi për ditën e tretë radhazi nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në kuadër të Speciales.
Edhe sot si dy ditët e kaluara Thaçi është intervistuar prej më shumë se gjashtë orësh, raporton Indeksonline.
Për ta përkrahur Thaçin dhe luftën e UÇK-së para Speciales në Hagë sot kanë qëndruar përsëri shumë shqiptarë të cilët kanë udhëtuar nga vende të ndryshme./Indeksonline/