20:20 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Përfundon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ky është njoftimi!

Indeksonline raportoi se Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot për herë të dytë në ora 19:30.

Pas mbledhjes,  Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli, ka njoftuar se në mbledhje  ka shqyrtuar kërkesën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme.

“Konform praktikave dhe sipas kërkesës së parashtruar, seanca do të mbahet të martën, më 4 shtator 2018, në orën 9:00, në të cilën do të shqyrtohet Propozim-vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftim./Indeksonline/