09:36 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Përfundon mbledhja e Kryesisë Socialiste, Rama porosit të dokumentohet çdo përplasje në zgjedhje

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste. Pjesë e diskutimeve në mbledhje ishin fushata zgjedhore dhe zgjedhjet vendore.

Kryeministri Rama la porosi që të dokumentohet çdo rast përplasje në ditën e zgjedhjeve. Ndërsa fushata elektorale do vazhdojë deri të premten,

Sipas burimeve nga kryesia, Rama u shpreh: “Më 30 qershor të kemi një proces me standarde. Të garantohet mbarëvajtja e procesit zgjedhor. Të jemi korrekt me procesin e administrimit zgjedhor. Të respektohet kodi zgjedhor. Kush prek votën dhe manipulon votën, do përgjigjet para ligjit. Të dokumentohet çdo përplasje. Fushata do vijojë deri të premten.”