18:07 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Përfundon mbledhja e LDK-së – Mustafa flet për zgjedhjet, vendimin e taksës…

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm  të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lideri i partisë më të madhe opozitare, Isa Mustafa është deklaruar para gazetarëve pas përfundimit të kësaj mbledhje.

Ndër të tjera, Mustafa ka folur rreth përgaditjes së opozitës për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” si dhe për vendosjen e taksës doganore 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnjës.

“Kuvendi i Kosovës jo funksional dhe Qeveria nuk përfaqëson shumicën në Kuvend. Një qeveri e tillë, me çdo të tretin me aktakuzë, nuk siguron që Kosova e ka seriozisht ta luftojë krimin dhe korrupsionin. Që nga nesër do të hyjmë për përgatitje për zgjedhje të reja”, është shprehur ai, shkruan Indeksonline

Sipas Mustafës, vendimi për taksën është përkrahur nga qytetarëve e Republikës së Kosovës për shkak të veprimeve që i ka bërë Serbia në dëm të sovranitetit

“Serbia e ka merituar një vendim të tillë dhe meriton të tjera. Por duhet të jenë të matura mirë dhe të koordinuara edhe me BE-në dhe ndërkombëtarët në mënyrë që mos të kemi tërheqje. Rritja është bërë në bazë të emocioneve jo matjeve ekonomike”, ka thënë ai.

Në fund, Mustafa ka rikutjuar se bashkërendimi me partitë opozitare është duke funksionuar për rrëzimin e Haradinajt nga Qeveria.

“Ne po bashkëpunojmë me Vetëvendosjen dhe PSD-në, edhe pse këta të fundit po përkrahin më shumë Qeverinë në votimet e ligjeve, do të flasim edhe me deputetë të pozitës. Do të vazhdojmë me mocionin e mosbesimit dhe në një tryezë të flasim për shpërndarjen e Kuvendit dhe vendit të shkojë në zgjedhje. Do të kishim dëshirë ta rrëzojmë sot por duhet t’i bëjmë 61 vota. Sepse nganjëherë disa po na’u sëmunden, disave s’po u trruset tasti… etj”, ka thënë ai. /Indeksonline/