19:43 / E Enjte, 03 Qershor 2021 / OSH

Përfundon me barazim miqësorja, Kosova U21-Gjilani

Sot është zhvilluar miqësorja mes Kosovës U21-Gjilani në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 2:2, transmeton Indeksonline.

Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë. Kjo ndeshje është një lloj “nxehje” për ‘Dardanët’ e rinj para ndeshjes me Andorrën, që është e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Evropian./Indeksonline/