07:34 / E Hënë, 20 Shtator 2021 / C E

Përfundon me sukses misioni “Inspiration4” i kompanisë SpaceX

Kompania SpaceX postoi në rrjetin Twitter një video të filmuar në orbitë nga specialisti i misionit Chris Sembroski.

Pamjet tregojnë ekuipazhin prej katër anëtarësh që marrin foto nga kupola prej xhami e kapsulës Dragon. Një tjetër video nga kapsula tregon lindjen e hënës.

Katërshja e astronautëve privatë të misionit “Inspiration4” u ulën me parashutë në Atlantik pranë brigjeve të Floridës të shtunën, duke i dhënë fund misionit tre-ditor me një ekuipazh civil.

Katër turistët hapësinor udhëtuan në orbitën e Tokës me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX të themeluar nga Elon Musk, prodhuesi i makinave elektrike Tesla.