75 Mall Live Search
23:49 / E Diele, 20 Korrik 2025 / Burim

Përfundon me sukses operacioni shpëtimtar në Mirushë, i lënduari dorëzohet te ekipet mjekësore

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor ka njoftuar se ka përfunduar me sukses operacioni në Kanionin e Mirushës.

Sipas ShKShMK-së, personit të lënduar i është dhënë ndihma e parë dhe është dorëzuar te ekipet mjekësore.

“Operacioni Mirusha ka përfunduar me sukses, personit të lënduar i është dhënë ndihma e parë duke e evakuuar dhe dorëzuar te ekipet mjekësore”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor ishte njoftuar se një person ishte lënduar në Kanionin e Mirushës.