15:03 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Përfundon ndeshja: Drenica – Gjilani, ky është rezultati

Ka përfunduar ndeshja mes Drenicës dhe Gjilanit e vlefshme për xhiron e 21’të në Vala Superligës.

Fitore në këtë ndeshje arriti Drenica, e cila i mposhti mysafirët me rezultat minimal 1 me 0.

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Kreshnik Uka në minutën e 65’të.

Me këtë fitore Drenica ngritët në pozitën e gjashtë me 33 pikë, një më shumë se Gjilani që bie në pozitën e gjashtë me 32 pikë.

Ndeshja e fundit e xhiros së 21’të luhet nesër, ku Vllaznia e Pozheranit e pret Besën e Pejës./IndeksOnline/