18:50 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Përfundon ndeshja e barazhit mes Vushtrrisë dhe Flamurtarit, kjo skuadër siguron Superligën

Ka përfunduar ndeshja mes Vushtrrisë dhe Flamurtarit, e luajtur në stadiumin e Ferronikelit “Rexhep Rexhepi”.

Ndeshja pas 120 minutave u mbyll me rezultat të barabartë 1 me 1, shkruan IndeksOnline.

Gjatë penalltive skuadra fituese u shpall Flamurtari duke e mposhtur Vushtrrinë me rezultat 6-5.

Me këtë fitore klubi i famshëm nga Prishtina mbetet në Superligë.

Ndeshja e dytë e barazhit zhvillohet nesër mes Ferizajt dhe Vëllaznimit të Gjakovës./IndeksOnline/