18:52 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Përfundon ndeshja mes Istogut dhe Rahovecit, kjo skuadër siguron Ligën e Parë (Video)

Skuadra e Istogut është futur në Ligën e Parë të futbollit në Kosovë.

Klubi nga Istogu ka mposhtur Rahovecin pas penalltive, shkruan IndeksOnline.

Takimi i rregullt dhe ai i vazhdimeve përfundoi pa gola 0 me 0, kurse në penallti më të saktë ishin skuadra e Istogut, të cilët fituan me rezultat 4-3.

Rahoveci tani bie nga Liga e Parë, kurse Istogu nga sezoni i ri do të luaj një rang më të lartë./IndeksOnline/