21:11 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / Gj. Sh

Përfundon ndeshja Trepça – G.E. Ylli, kjo është skuadra që kalon në finale

Skuadra basketbollistike Trepça, ka kaluar në finale të Superkupës Mbarëkombëtare.

Minatorët të mërkuren mbrëma mposhten kampionin e Kosovës, Golden Eagle ylli me rezultat 72-68, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja u zhvillua në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Trepça në finale do të luaj kundër skuadrës së Tiranës, e cila u kualifikua automatikisht pasi Teuta është terhekur nga garat.