13:59 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Përfundon në spital pasi hëngri 15 vezë të ziera deri sa ishte nën ndikimin e drogës

Një person ishte në gjendje kritike shëndetësorë pasi që ngrëni 15 vezë të ziera deri sa ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike.

29 vje­çari nga Holanda që nuk është identifikuar nën ndikimin e ‘GBH’ , deri sa filluan të ngrënin vezët e ziera bashkë me partnerin e tij, transmetoj Indeksonline.

Ai fillimisht kishte pasur dhimbje të mëdha të stomakut kur ju kishte drejtuar spitalit. Një nga doktorët kishte thënë: “Kur pacienti arriti, kishte 120 të rrahura të zemrës në minutë dhe 29 frymëmarrje të shpejta në minutë.”

Duke parë gjendjen e tij ata kishin vendosur të bënin një ndërhyrje në stomak.

“Ne larguam vezët aq mirë sa mundëm dhe zgavra e stomakut u pastrua tërësisht. Pas operacionit ai ishte në kujdese intensivë. Pas disa dite ai mund të largohet nga spitali ” deklaroj doktori.