19:08 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Përfundon për sot kërkimi për dy policët e zhdukur (Foto)

Sapo ka përfunduar për sot kërkimi në lumin Lepenc për dy policët e zhdukur.

As dita e pestë e kërkimit për dy policët e zhdukur pas aksidentit që ndodhi të shtunën, nuk dha ndonjë rezultat, shkruan Indeksonline.

Këto kërkime i ka përcjell për së afërmi sot edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u shpreh i pakënaqur që ende nuk janë gjetur policët.

Ndryshe, duhet cekur se për të lehtësuar në kërkimin e tyre, sot hidrocentralet në Brezovicë kanë bllokuar rrjedhën e ujit.

Ky veprim është ndërmarrë në koordinim me Policinë e Kosovës./Indeksonline/