21:58 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

Përfundon pjesa e parë: Atalanta e fortë ndaj PSG-së

Tashmë ka përfunduar pjesa e parë në takimin çerekfinal të Ligës së Kampionëve ndërmjet Atalantës dhe PSG-së.

Kjo pjesë e parë u mbyll me rezultatin minimal në 1:0 në të mirë të Atalantës, shkruan IndeksOnline

Golin për klubin italian e shënoi, Pasalic në minutën e 27’të, ku me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.


Ndërkaq, rast të mirë për shënim e kishte edhe Neymar, por që nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetë.