16:53 / E Enjte, 24 Gusht 2023 / Gj. Sh

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Astana – Partizani

Është mbyllur me rezultatin 1-0 për kazakët, pjesa e parë e ndeshjes mes Astanës dhe Partizanit, e vlefshme për Play Off-in e Conference League.

Një pjesë e parë e dominuar nga kazakët, që mund të kishin shënuar edhe më shumë, nëse nuk do të gjenin përballë një Pano Qirko në formë mjaft të mirë.

Nga ana tjetër ‘të kuqtë’ vuajtën jo pak në qarkullimin e topit, teksa nuk arritën thuajse asnjëherë të shfaqen kërcënues në zonën e skuadrës kazake. Trajnerit Zekiç do t’i duhet të ndryshojë jo pak në pjesën e dytë, për të mbajtur gjallë shpresat për kalimin në fazën e grupeve.