13:54 / E Diele, 02 Tetor 2022 / Gj. Sh

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Ballkani-Gjilani, ky është rezultati

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit të kësaj jave në AlbiMall Superligën e Kosovës.

Ballkani ka shkuar në pushim ndaj Gjilanit me epërsi prej 1-0, shkruan IndeksOnline.

Ballkani ka kaluar në epërsi falë autogolit të Arbër Prekazit në minutat shtesë të pjesës së parë.

Ishte futbollisti Qebdrim Zyba ai i cili goditi drejt portës por që topi u devijua nga Prekazi.

Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin e qytetit të Suharekës dhe është e vlefshme për javën e nëntë të Superligës./IndeksOnline/