20:55 / E Martë, 05 Korrik 2022 / Gj. Sh

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Ballkani-Zalgiris, ky është rezultati

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Ballkani-Zalgiris me rezultat 1-1, raporton Indeksonline.

Klubi nga Suhareka e nisi shumë mirë takimin dhe kaloi e para në epërsi me një supergol të Nazmi Gripshit në minutën e 15-të.

Gëzimi i Ballkanit zgjati 10 minuta pasi që Zalgiris barazoi rezultatin në minutën e 25-të, me anë të Oliver Buff.

Me shifrat 1-1, përfundoi edhe pjesa e parë e ndeshjes Ballkani-Zalgiris, e vlefshme për eliminatoret e Champions Ligës./Indeksonline/