20:54 / E Enjte, 11 Gusht 2022 / Gj. Sh

Përfundon pjesa e parë Klaksvik-Ballkani, ky është rezultati

Me rezultat të barabartë 0-0, ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Klaksvik-Ballkani.

Ndeshja është e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të ligës së Konferencës, shkruan IndeksOnline.

Momenti kryesor në ndeshje ishte në minutën e 40-të, kur sulmuesi Albion Rrahmani shënoi gol për Ballkanin, por që u anulua nga gjyqtari anësor.

Pasi skuadra nga Ishujt Faroe nuk kishte sistemin e VAR-it, vendimi i anësorit u miratua edhe nga gjqytari kryesor.

Kujtojmë që ndeshja e parë e cila është luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në prishtinë, ka përfunduar me rezultat 3-2 për Ballkanin./IndeksOnline/