18:49 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Përfundon pjesa e parë në “Fadil Vokrri”, dy penallti, një karton i kuq, shumë shi dhe pak raste

Ka përfunduar pjesa e për në “Fadil Vokrri” ku po zhvillohet derbi i Superligës në mes të Prishtinës dhe Feronikelit.

Të dy skuadrat kanë shënuar nga një gol në fillim të lojës dhe të dyja u shënuan nga penalltia.

Fillimisht Januzi realizoi për Prishtinën e më pas edhe Carioca barazoi për Niklin.

Skuadrat nuk arritën të krijojnë raste në këtë fraksion loje, ku reshjet e mëdha të shiut kanë përkeqësuar situatën. /IndeksOnline/