20:48 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Përfundon pjesa e parë Francë – Belgjikë pa gola

Franca dhe Belgjika janë duke luftuar për një vend në finale e madhe të këtij Kampionati Botëror.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë pa gola 0 me 0.

Belgët ishin më kërkues në këtë pjesë duke rrezikuar disa herë por që nuk arritën të shënonin.

Ndërsa mbesin edhe 45 minuta tjerë që të dihet finalisti i parë dhe nese nuk do te ketë  fitues në minutat e rregullt pritet të shkohet në dy herë nga 15 minuta.