21:47 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / OSH

Përfundon pjesa e parë/ Paraqitje fantastike e Dritës kundër Feynoordit, rezultati i barabartë

Klubi i Dritës ka bërë një paraqitje fantastike në 45 minutat e para kundër Feynoordit.

Drita u tregua fantastike në anën defanzive, duke mos e lënë Feynoordin të rrezikoj përkundër se kishin posedimin, transmeton Indeksonline.

Në anën ofansive, Drita tentoi me kundërsulme. Marko Simonovski doli njëherë në pozitë të mirë, por nuk arriti të ndal topin mirë.

Mbetet të shihet nëse Drita do të arrij të mbahet edhe në pjesën e dytë kundër gjigantit holandez./Indeksonline/