20:53 / E Premte, 25 Qershor 2021 / OSH

Përfundon pjesa e parë: Prishtina e mbyll me gol 45 minutat e para kundër Inter d’Escaldes

Skuadra e Prishtinës ka arritur të kaloj në epërsi kundër Inter d’Escaldes në fund të pjesës së parë.

Endrit Krasniqi e finalizoi një aksion fantastik të Prishtinës në minutën e 45-të, duke i dhënë epërsinë “Bardh e kaltërve”, transmeton Indeksonline.

Prishtina gjatë tërë pjesës së parë ishte skuadër më e mirë në fushë dhe e meritoi epërsinë.

Kjo ndeshje është finalja e turnirit para-kualifikuese të Ligës së Kampionëve./Indeksonline/